BE po diskuton opsionin e përdorimit të parave të fituara nga asetet e ngrira ruse jo vetëm për rindërtimin në Ukrainë, por edhe për mbështetje ushtarake, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
Vendet e BE-së ranë dakord njëzëri në fund të janarit për të përdorur miliarda euro fitime nga fondet e ngrira ruse në Evropë, për të ndihmuar në financimin e rindërtimit të Ukrainës.
Nëse anëtarët e BE-së bien dakord që asetet mund të përdoren për të rindërtuar Ukrainën, ato mund të përdoren gjithashtu për të “shmangur shkatërrimin” e vendit, tha Borrel në një konferencë shtypi në Bruksel të martën, raportoi TASS.
“Kjo do të thotë të rritet kapaciteti ushtarak i Ukrainës ose baza e mbrojtjes dhe teknologjisë,” shtoi ai.
“Përdorimi i mundshëm i fitimeve të papritura nga asetet e ngrira ruse për dërgesat dhe prokurimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, e cila mund të bëhet përmes Facilitetit Evropian të Paqes, është një tjetër hap përpara,” tha Borrel në një deklaratë të postuar në X.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co