Ylber Ramadani është shndërruar në një lider në mesin e fushës së Leçes. Mesfushori shqiptar regjistroi një paraqitje dinjitoze në fitoren 1-0 që skuadra e tij siguroi ndaj Veronës me rezultatin 1-0.
Për 90 minuta, Ramadani ishte katalizator në ndërtimin e aksioneve të Leçes, por edhe duke shkatërruar ato të rivalëve.
Performanca e Ramadanit u vlerësua me notën 7.5 nga “Sofa Score” për të qënë ndër më të mirët në fushën e lojës. Në këtë sezon me Leçe, Ramadani është aktivizuar në të 10 sfidat e kampionatit.
Vetëm Gaspar dhe autori i golit Patrik Dorgu, morën vlerësim më të lartë se Ramadani. Pra shqiptari rezulton lojtari i tretë më i vlerësuar i sfidës, duke kapur kështu “podiumin”.
PANORAMASPORT.AL