Panik në Izrael pas sulmit të Iranit, ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

panik ne izrael pas sulmit te iranit ambasada e shqiperise ne tel aviv njoftim te rendesishem per qytetaret shqiptare
panik ne izrael pas sulmit te iranit ambasada e shqiperise ne tel aviv njoftim te rendesishem per qytetaret shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në vend, duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit.

Ambasada u shpreh se në rast nevoje emergjente, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:

+972 544806601
+972 549042813

Ambasada ka njoftuar se këta numra janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael dhe se stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

“Qytetarët shqiptarë në Izrael janë të inkurajuar të qëndrojnë të informuar dhe të veprojnë me kujdes gjatë kësaj periudhe të tensionuar” ,thuhet në njoftimin e ambasadës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →