Pal Treshaj piu fostoksinë para SPAK dhe ndërroi jetë, Altin Dumani: Çështja nuk ishte në kompetencën tonë! 63-vjeçari nuk kishte kërkuar takim me drejtuesit, por me…

pal treshaj piu fostoksine para spak dhe nderroi jete altin dumani ceshtja nuk ishte ne kompetencen tone 63 vjecari nuk kishte kerkuar takim me drejtuesit por me



































Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është pyetur gjatë raportimit të tij në Kuvend, lidhur me ngjarjen e disa ditëve më parë para ambienteve të SPAK, ku 63-vjeçari Pal Treshaj i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

altin dumani

Dumani është shprehur se Pla Treshaj kishte bërë kallëzim kohë më parë, por çështja i është përcjell për kompetencën një Prokurorie të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kreu i SPAK ka bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar në SPAK takim me hetuesin, i cili ka qenë i angazhuar në një veprim tjetër hetimor.

Ndër të tjetra, Dumani tregoi se nga nga dëzhurni ka marrë informacionin që qytetari nuk ka kërkuar takim me drejtuesin e SPAK.

“Ngjarje shumë e dhimbshme dhe e kemi përjetuar keq”, tha ai më tej, ndërsa shtoi së SPAK po përballet më një fenomen, ku qytetarët shpesh drejtojnë letra, kallëzime në SPAK, që në shumicën e rasteve nuk janë në kompetencën e trye.

Dumani: Është një ngjarje që e kam përjetuar keq si qytetare dhe prokuror, kemi bërë dhe një njoftim për shtyp. Qytetari ka bërë kallëzim kohë më parë, që i është përcjell për kompetencën një Prokurorie të Juridiksionit të Përgjithshëm pasi nuk ishte në kompetencën tonë.

Atë ditë ka ardhur tek dëzhurni ka kërkuar takim më hetuesin e cili kishte marrë kontakt kur  ka bërë kallëzimin. Hetuesi ka qenë i angazhuar në një veprim tjetër hetimor. Nga dëzhurni kam marrë informacionin që nuk ka kërkuar takim me drejtuesin, pavarësisht që unë isha jashtë Shqipërisë, por inctitucioni  gjithmonë ka një drejtues tjetër. Dhe drejtuesi i caktuar nuk është kërkuar për tu takuar.

Ngjarje shumë e dhimbshme dhe e kemi përjetuar keq. Por, po ndeshemi me një fenomen ne si SPAK, ngaqë qytetarët kanë rritur pritshmëritë tek ne, shpesh drejtojnë letra, kallëzime në SPAK, që në shumicën e rasteve nuk janë në kompetencën tonë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →