Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, ministrja Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe

pajisje jeteshpetuese ne bregdetin e golemit ministrja kociu bashkepunim mes institucioneve per rritjen e sigurise ne plazhe

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Ambasadorja e Polonisë ne Shqipëi, Monika Zuchniak-Pazdan, morën pjesë në prezantimin e stendave me pajisje moderne jetëshpëtuese  në vijën bregdetare të Golemit, në Bashkinë Kavajë për të garantuar akoma më shumë siguri për pushuesit gjatë sezonit veror.

Ministrja Koçiu nënvizoi se afërsia e Qendrave Shëndetësore verore me plazhet ”ka siguruar prezencë të profesionistëve të shëndetit në çdo moment që të japin ndihmë dhe mbështetje, por jo vetëm, edhe për të këshilluar në plazhet publike lidhur me masat kryesore që duhen patur parasysh gjatë kohëqëndrimit në diell si dhe këshillat mjekësore për të kaluar një sezon pushimesh sa me të sigurt dhe të shëndetshëm”.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme gjatë këtij sezoni turistik.

“Roja bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevoje për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu falënderoi Ambasadën e Polonisë në Shqipëri për mbështetjen me këto pajisje moderne që sigurojnë shpëtimin e jetës në kohë reale.

“Pothuajse 5 km vijë bregdetare që mbulohen nga këto pajisje, garantojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rast rreziku në det për shpëtimin e jetëve njerëzore në kohë reale”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë prezantimit të pajisjeve.

Kociu2
Kociu2
Kociu3
Kociu3
Kociu4
Kociu4
Kociu5
Kociu5

Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja  përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor e cila njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det. Në stendë do të ketë staf nga Urgjenca Kombëtare dhe shërbimi zjarrëfikës i Ministrisë së Brendshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →