Pabesia e Vlahovic! Serbi nuk ka ndarje paqësore, tani tradhton Juventusin dhe shkon te rivalët “e përjetshëm”

pabesia e vlahovic serbi nuk ka ndarje paqesore tani tradhton juventusin dhe shkon te rivalet e perjetshem
pabesia e vlahovic serbi nuk ka ndarje paqesore tani tradhton juventusin dhe shkon te rivalet e perjetshem

Dusan Vlahovic nuk do të rinovojë me Juventusin. Bardhezinjtë i ofruan një kontratë të re ku serbi duhet të zvogëlonte të ardhurat e tij dhe ai nuk pranoi. Tani klubi italian kërkon që ta “heq qafe” dhe çmimi i Vlahovic është i favorshëm.

Serbi mund të blihet me 30 milionë euro, çmim ky që ka ngjallur shumë interesim. Mediat në Itali tregojnë se Vlahovic mund të bëjë një tradhti të madhe. Serbi është gati që të nënshkruajë me Interin, rivalët e përjetshëm të Juventusit. Kjo nuk është hera e parë që Vlahovic ndahet në mënyrë të keqe dhe aspak paqësore me ish-klubin e tij teksa ofendime ka marrë në stadiumin e Fiorentinës ku ka luajtur më parë dhe duket se e njëjta situatë do të paraqitet edhe në stadiumin e Juventusit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →