
Reali i Madridit ka fituar lehtësisht me shifrat 3-1 kundër Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu”. Karlo Ançeloti ka pranuar pas ndeshjes se kjo ishte loja më e mirë e zhvilluar prej tyre në këtë sezon. Trajneri italian është shprehur se tani e sheh skuadrën e tij të gatshme për të garuar për trofeun, pasi ka gjetur balancën në repartet e mbrojtjes dhe të sulmit. Sa i përket zgjedhjes së Guardiolës për të lënë në stol Halandin, Ançeloti ka thënë se Siti humbet shumë fuqi pa norvegjezin në sulm.
“Ndeshja më e mirë e sezonit? Po, mendoj se mbajtëm gjërat e mira nga ndeshja e prë. Po, luajtëm një ndeshje të kompletuar në çdo aspekt. Ekipi punoi shumë mirë pa topin, dhe kur ndodh kjo, kualiteti është shumë i lartë dhe kemi shanse. Jemi në garë për Ligën e Kampionëve. Më në fund kemi gjetur balancën në mbrojtje dhe në sulm. Kur Mbapeja, Rodrigua, Vini dhe Bellinghemi lidhen, jemi shumë, shumë të rrezikshëm. Pa Halandin, Mançester Siti humb shumë nga fuqia sulmuese”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news