Osmani komenton barazimin: Nuk jam i shqetësuar, Vllaznia luajti kundër një ekipi të fortë

osmani komenton barazimin nuk jam i shqetesuar vllaznia luajti kunder nje ekipi te forte
osmani komenton barazimin nuk jam i shqetesuar vllaznia luajti kunder nje ekipi te forte

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi barazimin 1-1 me Partizanin.

“Mendoj se gjatë lojës patëm raste edhe ne, por edhe Partizani. Neve na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Dy mesfushorët tonë, ishim shumë para dhe në fazën e mbrojtjes, Partizani na krijoi probleme”, u shpreh fillimisht Qatip Osmani.

Mos ishte një lojë tepër mbrojtëse nga ana juaj?

“Ishim pakëz më të kujdesshëm. Ajo u pa në 20 minutat e fundit.”

Ky barazim e ul vrullin e Vllaznisë?

“Ne luajtëm një ekipi më kualitativ në ligë. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim të tillë për ndeshjet e ardhshme. Vllaznia dhe Partizani bëjnë diferencën? Renditja tregojnë se janë 4-5 ekipe që do luftojnë për “Final Four”.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →