Opozita 2 orë protestë nga Kryeministria te Bashkia, fjalime, bomba molotov dhe zjarr drejt godinave shtetërore – tubimi mbyllet te selia e PD

opozita 2 ore proteste nga kryeministria te bashkia fjalime bomba molotov dhe zjarr drejt godinave shteterore tubimi mbyllet te selia e pd
opozita 2 ore proteste nga kryeministria te bashkia fjalime bomba molotov dhe zjarr drejt godinave shteterore tubimi mbyllet te selia e pd

Është mbyllur pas dy orësh protesta e opozitës, e cila nisi te Kryeministria, vijoi te Bashkia e Tiranës dhe u mbyll në fund tek selia e Partisë Demokratike. Protestuesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa seria e fjalimeve që nisi me regjizorin Edmond Budina, u mbyll nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Në fillim të fjalimit të Berishës, te godina e Kryeministrisë janë hedhur molotovë, duke treguar ndoshta në këtë mënyrë entuziazmin e protestuesve. Ndërkohë më pas molotovët janë hedhur mbi godinën e Bashkisë, atje ku protestuesit u zhvendosën, për të mbyllur serinë e molotovëve te Kuvendi.

[embedded content]

Tubimi i demokratëve u mbyll me një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, nga shkallët e selisë së PD-së. Noka ka falenderuar demokratët për pjesëmarrjen, ndërsa tha se qytetarët folën dhe protestat do të vijojnë. Noka tha se shqiptarët do të ngrenë zërin kundër padrejtësive. Ai tha se qëllimi i protestave është qeveria teknike dhe lirimi i kreut demokrat, Sali Berisha.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →