Ndihma ushqimore dhe furnizime mjekësore janë hedhur me parashutë në Gaza të hënën (26 shkurt) nga ushtria jordaneze, operacioni më i madh i hedhjes ajrore deri më tani për të ofruar ndihmën e nevojshme për miliona gazanë që jetojnë kryesisht në kampe. Operacioni vendosi katër avionë C-130, duke përfshirë një që i përkiste forcave ajrore franceze, tha zëdhënësi i ushtrisë Mustafa Hiyari.
Një pjesë e ndihmave që përfshinin mjete mjekësore dhe ushqime të gatshme me vlera të larta ushqyese, ranë në det, afër bregut dhe u desh të tërhiqeshin me varka të vogla.
2.3 milionë banorë të Gazës, shumica e tyre të zhvendosur nga shtëpitë e shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite me muaj, po përballen me nivele krize të urisë. Mbreti Abdullah i Jordanisë paralajmëroi të hënën për rreziqet e një operacioni ushtarak të planifikuar nga Izraeli në Rafah dhe përsëriti apelin e tij për një armëpushim të menjëhershëm për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të sjellë ndihmën shumë të nevojshme, tha pallati mbretëror.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co