
Serhou Guirassy rikthehet në modë te Milani. Sulmuesi i Stuttgartit, i cili u përfol edhe dhjetorin e kaluar, është një profil i vlerësuar nga drejtuesit e kuqezinjve. Këtë sezon, Guirassy ka shënuar 27 gola dhe është i lidhur me klubin gjerman me një klauzolë prej 19 milionë euro. Kjo shifër e bën marrëveshjen të arritshme me klubin e Serie A, pasi kushton më pak se Joshua Zirkzee ose Jonathan David.
Duke pasur parasysh dëshirën e lojtarit, Guirassy nga ana e tij do të preferonte klubet më të mira të Premier League. Por nëse një telefonatë nga Anglia nuk mbërrin, Milani do të shndërrohej në një opsion konkret për franko-guineanin. Guirassy, ka kontratë me Stutgart edhe për dy vite.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co