Olimpiakosi fitoi thellë 6-0 kundër AEK, media greke: Thomas Strakosha nuk kishte faj te asnjë nga 6 golat, por nuk bëri 1 pritje

olimpiakosi fitoi thelle 6 0 kunder aek media greke thomas strakosha nuk kishte faj te asnje nga 6 golat por nuk beri 1 pritje
olimpiakosi fitoi thelle 6 0 kunder aek media greke thomas strakosha nuk kishte faj te asnje nga 6 golat por nuk beri 1 pritje

Thomas Strakosha ka kaluar një mbrëmje të errët kundër Olimpiakosit. Këta të fundit fituan në shifrat 6-0 ndaj AEK në Kupën e Greqisë, duke mos i lënë asnjë histori ndeshjes së kthimit për ta marrë biletën e kualifikimit para kohe.

Ndërkohë për Strakoshën kjo mund të jetë mbrëmja që ka pësuar më shumë gola brenda 90 minutave në gjithë historinë e tij, jo pak, por 6 gola. E gjitha kjo për shkak të një mbrojtje inekzistente të AEK, ndërsa Olimpiakos mund të kishte shënuar akoma më shumë.

Për mediat greke, Strakosha nuk kishte faj në asnjë nga 6 golat e pësuar, por ka marrë notën më të dobët pasi theksohet se nuk bëri asnjë pritje të vetme gjatë 90 minutave. Madje si për ironi të fatit i vetmi rast ku Strakosha shpëtoi portën, nuk u quajt në statistikat e takimit pasi ishte pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →