
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) ka njoftuar se po ndalon dërgesat e ndihmave ushqimore në Gazën veriore.
Një vendim i tillë vjen pas incidenteve të 18 dhe 19 shkurtit, kur WFP thotë se autokolonat nuk ishin në gjendje të dërgonin ndihma siç ishte planifikuar, pasi kamioni me ndihma u plaçkit dhe shoferi u dhunua.
OKB-ja ka thënë se për peiudhën midis 1 janarit dhe 15 shkurtit, ishin planifikuar 77 misione për të ofruar ndihma në veri të Rripit të Gazës.
Nga këto misione, OKB-ja thotë se vetëm 12 arritën të shkojnë në destinacionin e duhur me ndihmën e ushtrisë izraelite. Të tjerat u penguan tërësisht apo pjesërisht.
Si shkak i mos arritjes së ndihmës, OKB zbuloi se një në gjashtë fëmijë nën moshën dy vjeç në Gazën veriore vuante nga kequshqyerja akute.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co