Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë të premten se mbi 100 mjekë dhe punonjës të emergjencës janë vrarë në Liban, që nga nisja e konfliktit mes Hezbollahut dhe Izraelit një vit më parë.
Konflikti ka nisur kur grupi militant ka kryer sulme në mbështetje të grupit militant palestinez, Hamas në fillim të luftës në Gaza. Është intensifikuar shpejt gjatë javëve të fundit, me Izraelin që po bombardon pjesë të Bejrutit, raporton Reuters.
“Në total, mbi 100 punonjës mjekësorë dhe të emergjencës janë vrarë në të gjithë Libanin që nga tetori i vitit të kaluar”, ka thënë zëdhënësja, Ravina Shamdasani në një konferencë të OKB-së, duke i cituar shifrat që ka thënë se ishin përpiluar nga zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara.
“Kemi pasur dhjetëra raportime të sulmeve ajrore, që sulmojnë qendrat mjekësore të mjekëve të ndihmës së parë, si dhe për zjarrfikës të vrarë”, ka shtuar ajo.