Keidi Bare është zyrtarisht një lojtar i lirë dhe mund të zgjidhë tashmë me qetësi të ardhmen e tij. Ofertat për mesfushorin kuqezi nuk mungojnë, pasi shumë klube spanjolle e jo vetëm janë interesuar për mesfushorin i cili nuk rinovoi kontratën me Espanjolin.
Mediat spanjolle kanë mësuar se së fundmi, ai ka marrë një ofertë me të vërtetë tunduese. Keidi Bare, duket se është i interesuar për t’u kthyer te ish-skuadra e tij, Malaga, e cila sapo është ngjitur këtë vit përsëri në kategorinë e dytë spanjolle.
Klubi kërkon të përforcohet me lojtarë cilësorë që të bëhet edhe një herë një ekip[ që pretendon ngjitjen në elitë. Bare shihet si një përforcim i rëndësishëm për këtë ekip ku ai ka luajtur dy vite, para se të transferohej te Espanjoli dhe që i dha mundësinë të bëhej një emër i njohur në futbollin spanjoll.
Në Spanjë raportojnë se nuk është vetëm Bare që duket i interesuar për kthimin te Malaga, por edhe një emër i njohur i futbollit spanjoll si Samu Kastijeho. Sulmuesi anësor, i dalë nga radhët e Malagas, është gati të kthehet te skuadra e vendlindjes për ta ndihmuar atë që të kthehet në lavdinë e dikurshme kur ishte mes ekipeve më të mira në La Liga.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co