Ofertat e ndryshme, Milani dhe Napoli nisin ”luftën” për talentin e Serisë A

ofertat e ndryshme milani dhe napoli nisin luften per talentin e serise a

Xhorxho Skalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i talentuar i Atalantës është objektivi i përbashkët i Milanit dhe Napolit, dy gjigantë të Serisë A që po kërkojnë të forcojnë repartin e tyre defensiv.

I lindur në vitin 2003, Skalvini përfaqëson një profil të jashtëzakonshëm për nga teknika, fleksibiliteti dhe fiziku, cilësi që kanë ngjallur interes të madh sidomos te Masimiliano Alegri, i cili shpreson ta bëjë pjesë të projektit të ri kuqezi.ofertat e ndryshme milani dhe napoli nisin luften per talentin e serise a

OFERTA- Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse operacioni është i realizueshëm. Një ofertë konkrete për Atalantën ende nuk është dorëzuar, por ideja që qarkullon në ambientet e Milanelos është një shkëmbim me Çaun plus 15 milionë euro. Një propozim që për momentin nuk ka bindur drejtuesit e klubit bergamask. Nga ana tjetër, Napoli ka zgjedhur një qasje më agresive. Me çështjen Bjukema praktikisht të mbyllur, drejtori sportiv Xhovani Mana ka tentuar një “blitz” për Skalvinin, duke ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë të tjerë në formë bonusesh.

Një ofertë e rëndësishme që ka tërhequr vëmendjen në Bergamo, por që sërish nuk ka qenë e mjaftueshme për të bindur klubin të heqë dorë nga një prej elementëve më të vlefshëm të saj.

INVESTIMI- Skalvini nuk është thjesht një lojtar i rëndësishëm në aspektin tekniko-taktik, ai përfaqëson gjithashtu një aset strategjik për listat e federatës si lojtar i rritur në Itali. Për këtë arsye, Atalanta nuk është e gatshme të bëjë lëshime, përveç rasteve kur vjen një ofertë që nuk mund të refuzohet.

Milani dhe Napoli, ndërkohë, po tentojnë të shfrytëzojnë historikun e dëmtimeve të lojtarit për të ulur çmimin, por për momentin pozicioni i klubit bergamask mbetet i fortë. Skalvini nuk është në shitje, të paktën jo me këto kushte. Me afatin e merkatos që avancon dhe skuadrat që kërkojnë të mbyllin sa më shpejt përforcimet, rasti Skalvini mund të shndërrohet në një nga sagat më interesante të kësaj vere në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

The post Ofertat e ndryshme, Milani dhe Napoli nisin ”luftën” për talentin e Serisë A appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →