Futbolli arab ka tërhequr shumë yje me milionat që ofron. Por është e qartë se këto shifra bindin kryesisht ata që janë pranë fundit të karrierës. Kjo kuptohet qartësisht nga rasti i Vinicius i cili ka refuzuar atë që cilësohet si “oferta më e madhe në historinë e futbollit”.
Mediat angleze kishin raportuar se PIF, Fondi i Investimit Publik të Arabisë Saudite, kishte kontaktuar brazilianin dhe i kishte bërë propozimin që të transferohej në vendin saudit në një nga klubet atje dhe ESPN ka treguar se oferta që i është bërë atij është marramendëse.
Vinicius i është propozuar një pagë prej 350 milionë eurosh në vit gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, ku do të ishte njëkohësisht edhe ambasador i vendit me fokusin te promovimi i tij, meqë sauditët do të jenë organizatorët e Botërorit 2034.
Por lojtari ka refuzuar një mundësi të tillë, duke bërë të qartë se nuk ka ndër mend të lëvizë nga Real Madrid apo nga futbolli i rëndësishëm në Europë, edhe pse një ofertë e tillë shumëvjeçare do ta bënte atë lojtarin më të pasur në botë, duke arritur brenda pak vitesh fitimet që Mesi e Ronaldo kanë siguruar gjatë të gjithë karrierës së tyre të suksesshme.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co