Enrik Masip, këshilltar i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe anëtar i Komisionit Sportiv të këtij klubi, konfirmoi në një intervistë për “El Chiringuito” lajmin për një ofertë prej më shumë se 200 milionë euro që Paris SG-ja ka bërë më herët gjatë verës për xhevahirin e akademisë së klubit, Lamin Jamal.
“Presidenti e ka thënë vetë se kishte një ofertë prej 200 milionësh që e refuzoi dhe se nuk e mori parasysh kurrë; ishte nga Franca”, tha ai përpara se të linte vulën e tij. Kur u pyet nëse Lamin ishte “zëvendësuesi i përsosur” për Kilië Mbape në Paris, Masip buzëqeshi dhe pohoi me kokë:
“Epo, kur ke para dhe ke një mënyrë për të paguar, mund të shpresosh të provosh të nënshkruash gjithçka”. Pas kësaj deklarate të lëshuar nga krahu i djathtë i presidentit të Barcelonës ka ardhur dhe reagimi nga Franca. Sipas “Mundo Deportivo”, Paris SG-ja ka hedhur kategorikisht poshtë pretendime të tilla se i ka ofruar 200 milionë euro Barcelonës për shërbimet e Jamal.
PANORAMASPORT.AL