ODIHR i beson Ditmir Bushatit monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme në Azerbajxhan

odihr i beson ditmir bushatit monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme ne
odihr i beson ditmir bushatit monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme ne

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, drejton misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan. Misioni do të vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Në nisje të këtij misioni për zgjedhjet që do të zhvillohen në 1 Shtator, Bushati u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për vendin.

Gjatë qëndrimit në Baku, Bushati dhe misioni që drejton do të takohet me përfaqësues të autoriteteve shtetërore dhe partive politike, shoqërisë civile dhe medias.

Misioni i ODIHIR drejtohet nga Ditmir Bushati dhe përbëhet nga një ekip bazë prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë me bazë në Baku dhe 28 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të dislokohen në të gjithë vendin. ODIHR planifikon gjithashtu të kërkojë 280 vëzhgues afatshkurtër.

Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet kyçe të zgjedhjeve, si zhvillimin e fushatës, duke përfshirë rrjetet sociale, punën e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, legjislacionin lidhur me zgjedhjet dhe zbatimin e tij, respektimin e lirive themelore, mbulimin mediatik dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të mëparshme zgjedhore të ODIHR-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →