
Premier Liga i rikthehet përsëri aksionit ditën e nesërme. Pavarësisht faktit se jemi në një periudhë festash, futbolli anglez nuk ndalet. I pyetur në lidhje me këtë traditë, Ruben Amorimi ka qenë shumë i qartë në përgjigjen e tij. Trajneri i Mançester Junajtedit e ka përqafuar këtë kulturë sportive, teksa është shprehur në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Ulverhemptonin se nuk i intereson aspak Krishtlindja. Ai ka nënvijëzuar se në mendje ka vetëm fitoren, e madje shton se të luash në këtë periudhë të vitit është një privilegj.
“Unë thjesht dua të fitoj. Nuk më intereson fare për Krishtlindjen. Unë thjesht jam i përqendruar dhe dua të fitoj ndeshjen e radhës. E vetmja gjë për të cilën po mendoj. Mendoj se është shumë e mirë tifozët. Do të përshtatemi. Jemi të privilegjuar të luajmë në ‘boxing day’ që t’i japim tifozëve pak lumturi”, ka deklaruar Ruben Amorimi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news