Merkatoja e verës mund të sjellë ndryshimin e radhës për Stiven Shpendin. Djalosh shqiptar u transferua një vit më parë nga Çezena e Serisë C te Empoli i Serisë A.
Por duket se ky hap ishte i parakohshëm për të, pasi sulmuesi shqiptar nuk ia doli të përmbushte pritshmërinë në elitë, duke qenë rrallëherë në fushë dhe duke mos luajtur një rol siç priste ai në radhët e ekipit.
Mediat italiane prej kohësh shkruajnë për mundësinë e largimit të tij gjatë verës dhe me sa duket ai ka admirues, të cilët janë të bindur se mund të vazhdojë procesin e rritjes dhe të tregojë sa vlen një kategori më poshtë, në Serinë B. Sipas mediave italiane, klubi i Barit po insiston për të afruar sulmuesin dhe nuk është çudi që marrëveshja e huazimit të tij nga Empoli të kryhet shumë shpejt.
Në këtë mënyrë, Stiven Shpendi do të kishte mundësinë të luante rregullisht dhe të përshtatej më mirë me kërkesat që ka futbolli i Serisë B apo më lart, një etapë që mungoi me kalimin direkt të Empoli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co