Nuk kanë fund problemet për Everton. S’mjafton fakti se rrezikon rënien nga kategoria, por së fundmi, klubi i Premier League ka marrë një goditje.
Evertonit i janë zbritur dy pikë në renditje për shkeljen e rregulloreve të Premier League në lidhje me produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare. Klubi anglez kështu e pëson për herë të dytë, pasi fillimisht në shkurt iu hoqën 6 pikë.
Në këto kushte, komplikohet shumë qëndrimi i Everton mes skuadrave më të mira në Angli, pasi ekipi e sheh veten në vendin e 16-të. Problemet brenda klubit janë reflektuar edhe në rezultatet në fushë, me ekipin që ka marrë vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co