
Atalanta humbi në shifrat 1-3 ndaj Club Brugge dhe u eliminua nga Champions League. Ekipi nga Bergamo krijoi idenë e kthesës, por Lookman gaboi nga 11 metrat. Ky futbollist e nisi nga stoli, por pas hyrjes së tij, dhuroi një spektakël të vërtet duke qenë i vetmi lojtar i Atalantës që vuri në panik Clun Brugge.
Gasperini po akuzohej si racist nga shumë tifozë për faktin se ka marrëdhênie të këqija me Lookman dhe askush nuk e kuptoi sesi një futbollist i tillë mund të qëndronte në pankinë, ndërsa dje ishte i vetmi që u tregua “i madh” kundër Club Brugge. Pas ndeshjes, Gasperini jo vetëm që nuk u pendua, por e quajti Lookman si lojtarin më të keq që ka parë në jetën e tij në ekzekutimin e 11 metrave. Për Gasperinin, Lookman e mori vet penalltinë dhe doli nga radha pasi ishte caktuar Retegui dhe De Kateleare para tij. Ndërkohë ishte vetë Lookman që reagoi së fundmi në lidhje me këtë temë duke shtuar dyshimet se Gasperini ka diçka personale me të.
“Është trishtuese që në një moment të tillë duhet të shkruaj një deklaratë të tillë. Ajo që u tha për mua nuk ishte vetëm dhimbje për mua, por ishte edhe një mos respekt. Në çdo ndeshje kam dhënë më të mirën për Atalantën dhe tifozët tanë të pabesueshëm. Gjatë kohës time këtu kam kaluar shumë momente të vështira që unë nuk i kam folur kurrë sepse për mua ekipi vjen i pari. Dje personi përgjegjês që merret me analizën e penalltive, më tha të godisja 11 metërshin dhe unë shkova atje për të mbështetur ekipin”, tha Lookman. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news