Bashkimi Evropian tha të dielën se nuk i njeh rezultatet e shpallura të zgjedhjeve në Venezuelë, sepse qeveria në Karakas nuk ka publikuar të dhënat mbështetëse të votimit nga qendrat e votimit.
Presidenti aktual Nicolas Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të 28 korrikut në rezultatet e publikuara nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës. Por partia opozitare dhe një numër vendesh kritikuan rezultatin e shpallur, duke thënë se ai nuk pasqyron vullnetin e vërtetë të njerëzve në votime, sipas Politico.
“Pa prova për t’i mbështetur ato, rezultatet e shpallura më 2 gusht… nuk mund të njihen… Çdo përpjekje për të vonuar publikimin e të dhënave zyrtare të votimit vetëm sa do të hedhë dyshime të mëtejshme mbi besueshmërinë e rezultateve të shpallura zyrtarisht,” Bashkimi Evropian thuhet në një deklaratë të dielën në mbrëmje.
BE bëri thirrje për “verifikim të mëtejshëm të pavarur, nëse është e mundur, nga një ent me reputacion ndërkombëtar”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co