Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

nuk ka enderr amerikane per silvinjon bekam zgjedh nje nga miqte e mesit si trajnerin e ri te inter majemit

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos.



silvinjo

Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë rrethit të ngushtë të Lionel Mesit. Edhe trajneri do të jetë po brenda këtij grupi miqsh, pasi bëhet fjalë për një emër të cilin argjentinasi e njeh shumë mirë, bashkëkombasin e tij Havier Masçerano.

nuk ka enderr amerikane per silvinjon bekam zgjedh nje nga miqte e mesit si trajnerin e ri te inter majemit

Ish-mesfushori i njohur argjentinas, ka qenë në periudhën e fundit trajner i përfaqësueses U20 të Argjentinës. Por “TyC Sports” bën të ditur se ai ka pranuar ofertën e Bekam dhe do t’i japë lamtumirën kësaj përfaqësuese për t’u ulur në pankinën e skuadrës ku luajnë shumë shokë të tij nga vitet te Barcelona si Mesi, Suarez, Alba apo Buskets.

Inter Majemi raportohet se kishte pasur bisedime edhe me Çavin, por ky i fundit nuk kishte pranuar të largohej nga Europa dhe kishte preferuar që të qëndronte pushim deri në fund të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →