“Nuk ia prish jetën vajzës”, flet babai i 9-vjeçares që mund të deportohet në Shqipëri: Nëse e kthejnë, kujdesem unë për të!

nuk ia prish jeten vajzes flet babai i 9 vjecares qe mund te deportohet ne shqiperi nese e kthejne kujdesem une per te
nuk ia prish jeten vajzes flet babai i 9 vjecares qe mund te deportohet ne shqiperi nese e kthejne kujdesem une per te

Me shtetësi shqiptare dhe emrin e vërtetë Adelisa, Lisa vetëm 9 vjeç duhet të deportohet në një jetimore në Shqipëri sipas Migrationsverket, edhe pse ajo di të flasë vetëm suedisht.

Lisa nëntë vjeçare ka lindur në Suedi dhe prej pesë vitesh jeton me një familje suedeze. Por vendimi që ajo do të deportohet në një jetimore në Shqipëri është marrë, edhe pse kujdestaria e saj është në familjen Backstrom e cila përbëhet nga Hans dhe Paulina të ndodhur në një zonë në daljë të Lindkoping.

Në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në opinionin publik, ka reaguar babai i vajzës 9-vjeçare. Ai shprehet se nëse Suedia e deporton vajzën e tij, vogëlushja nuk ka pse të shkojë në jetimore, por se do ta marrë ai në kujdestari.

Babai i Adelisës: Hera e fundit që kam folur me vajzën ka qenë që prej 2019. Nuk kam komunikuar as me prindërit kujdestarë të saj. Me gruan jam njohur në Shqipëri. Ajo iku fillimisht në Suedi dhe unë shkova pas saj. Kur ka lindur Adelisa, nuk jam njoftuar. Por ajo më njihte përmes fotove. Unë jam babai, kam bërë kërkesë për ta marrë kujdestarinë e vajzës.

Nëse vajza kthehet në Shqipëri, unë e marr si babë. Nuk ja prish jetën vajzës time. Nëse Adelisa do që të vijë tek babai i saj, është e mirëpritur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →