
Në ngjarjen tragjike të ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku Mathew James Werts, një shtetas amerikan dhe mësues në një shkollë private në kryeqytet mbyti gruan e tij Indah Lilis Sartika Saragih dhe dy qentë e tyre me një litar përpara se të ndërmerrte jetën e tij, është zbuluar një detaj i ri shokues.
Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij.
Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”
Drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë.
Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co