Nuk grumbullohet nga Ançeloti, mesfushori brazilian “ngushëllohet” nga partnerja me skena të nxehta

nuk grumbullohet nga anceloti mesfushori brazilian ngushellohet nga partnerja me skena te

Joelinton ai u la jashtë nga trajneri Karlo Ançeloti për miqësoret e Brazilit kundër Senegalit dhe Tunizisë.

Megjithatë, mesfushori i Njukasëllit nuk e la zhgënjimin ta mundonte gjatë, pasi menjëherë mori avionin për disa ditë relaksi nën diellin tropikal.

JOEL

Joelinton u fotografua me bashkëshorten e tij tërheqëse, Thays Gondim, 26-vjeçare, teksa çifti dukej duke shijuar motin e ngrohtë.

Joelinton dhe Thays janë bashkë që prej vitit 2015 dhe kanë tre fëmijë. Një arsye e mundshme për mungesën e Joelinton në kombëtaren braziliane mund të jetë dëmtimi që pësoi në ndeshjen kundër Brentford. Mesfushori u zëvendësua pas vetëm 24 minutash lojë në stadiumin “Gtech Community”.

PANORAMASPORT.AL

The post Nuk grumbullohet nga Ançeloti, mesfushori brazilian “ngushëllohet” nga partnerja me skena të nxehta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →