“Nuk gaboi Shqipëria, jo, ishim ne shumë mirë”! Te kundërshtari janë të gjithë të bindur: Ukraina zhvilloi ndeshjen më të mirë në Tiranë

nuk gaboi shqiperia jo ishim ne shume mire te kundershtari jane te gjithe te bindur ukraina zhvilloi ndeshjen me te mire ne tirane
nuk gaboi shqiperia jo ishim ne shume mire te kundershtari jane te gjithe te bindur ukraina zhvilloi ndeshjen me te mire ne tirane

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve. Në krahun e kundërshtarit, te Ukraina, të gjithë besojnë se nuk ishte Shqipëria ajo që gaboi, por ishin ata në nivelin më të lartë. Kështu është shprehur futbollisti i Ukrainës, Yaremchuk, i cili tregoi se skuadra e tyre hyri totalisht me një mendësi tjetër në këtë ndeshje.

“E kemi nisur ndeshjen shumë aktiv, luajtëm futbollin tonë dhe e kemi bërë Shqipërinë të gabonte. Nuk mund të them se Shqipëria nuk ishte e përqendruar, jo. Ishim ne ata që tregojmë totalisht një nivel tjetër.
Ishim ne që zhvilluam një super ndeshje dhe arritëm të fitonim”, tha Yaremchuk.

Nga krahu tjetër, trajneri i njohur në Ukrainë, Myron Markevich, theksoi se Ukraina ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të Ligës së Kombeve në Tiranë. “Pjesa e parë e Ukrainës ishte shumë e mirë. Në fundin e pjesës së dytë po ashtu.

I bëm shqiptarët pak nervoz dhe luajtëm shumë me përgjegjshmëri. Shqipëria nuk krijoi asgjë të veçantë për të rrezikuar portën tonë, vetëm një penallti. Unë besoj se kundër Shqipërisë, Ukraina ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të gjithë kësaj Ligë Kombesh”, tha Markevich. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →