
Roma është një nga skuadrat e Serisë A që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve. Klubi kryeqytetas është skuadra e tretë që shpenzon më shumë në Serie A pas Juventusit dhe Interit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, për shkak të dëshirës për ndryshim në qasje, një lloj revolucioni pritet në verën e ardhshme.
Anësori Leonardi Spinazzola mund të jetë duke kaluar muajt e fundit te Roma. Forma e tij nuk ka qenë më e mira e mundshme, çka ka bërë që drejtuesit të mendojnë për largimin e tij. Megjithatë, me trajnerin e ri De Rossi nuk mund të përjashtohet plotësisht skenari i një qëndrimi. Italiani ka një kontratë deri në qershor dhe palët do të ulen të diskutojnë në fund të sezonit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co