“Nuk është gjë e vogël të jesh golashënuesi i Serisë B”, Jupi mbështet Shpendin në Kombëtare: I ka të gjitha elementet

nuk eshte gje e vogel te jesh golashenuesi i serise b jupi mbeshtet shpendin ne kombetare i ka te gjitha elementet
nuk eshte gje e vogel te jesh golashenuesi i serise b jupi mbeshtet shpendin ne kombetare i ka te gjitha elementet

Kristjan Shpendi është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të deklaratave të tij. Sulmuesi 21-vjeçar kërkon të luajë në ekipin e parë të Shqipërisë, por ka nënkuptuar se e mirëpret edhe një ftesë nga Italia. I pyetur nëse emri i Shpendit duhet të përfshihet në listën e Silvinjos për ndeshjet e nëntorit, Redi Jupi është përgjigjur pozitivisht. Ai ka thënë në studion e emisionit “Procesi Sportiv” se lojtari i Çezenës i ka të gjitha elementët e një sulmuesi të mirë, prandaj do të ishte e udhës që, të kishtëzuar edhe nga mungesat në sulm, Kristjan Shpendi të grumbullohet me kuqezinjtë.

“Të jesh golashënuesi më i mirë në Serinë B italiane nuk është gjë e vogël. Edhe pse Seria B nuk është më ajo ku kanë luajtur Bogdani, Myrtaj, prapë unë mendoj që është një kompeticion dinjitoz dhe i rëndërishëm. Një lojtar, i cili është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, duke parë edhe gjendjen e sulmuesëve të tjerë, mund të gjejë hapësirë në ekipin tonë kombëtar. Ne kemi një hierarki sulmuesish, por në momentin që një nga këta ka një dëmtin, ose mbase trajneri nuk është i bindur për dikë ose për karakteristikat që ai do, i duhet dhënë një mundësi. Ndeshjet me U21-shin i ka mbaruar dhe mund të gjejë hapësirë me ekipin kombëtar. Unë e kam ndjekur në ndeshjet që ai ka bërë. Jo vetëm golat, por ai di të luajë si sulmues i parë, di ta marri topin mbrapa. Është nga ata lojtarë që mua më pëlqejnë, që e përmirësojnë edhe lojën e lojtarëve rreth e qark tij. Është lojtar që di të godasë nga jashtë zone. Është i fortë në topat brenda zone, është i fortë edhe me kokë. Pra, i ka të gjitha elementët”, ka thënë Redi Jupi./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →