Nuk është as në stol prej dy ndeshjesh, Maskerano zbulon çfarë po ndodh me Mesin

nuk eshte as ne stol prej dy ndeshjesh maskerano zbulon cfare po ndodh me mesin
nuk eshte as ne stol prej dy ndeshjesh maskerano zbulon cfare po ndodh me mesin

Mungesa e Mesit te Inter Majemi në dy ndeshjet e fundit nuk mund të mos binte në sy. Argjentinasi nuk ishte i gatshëm as në stol për skuadrën e tij në Amerikë.



Trajneri Maskerano ka qetësuar tifozët për mungesën e Mesit në muajin mars. Tekniku i Inter Majemit zbulon se nuk është i dëmtuar, teksa është lënë jashtë për të pushuar.

“Leo nuk është i dëmtuar. Ai ka një mbingarkesë, por kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta lëmë pushim. Nuk duam të rrezikojmë, që të mbetet jashtë për 1 muaj”, u shpreh Maskerano.

Inter Majemi ia ka dalë t’i fitojë të dyja ndeshjet e luajtura pa Mesin.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →