Ish-lojtari i njohur i Francës, Emanuel Petit, analizoi Europianin e Kylian Mbappe.
“Mbappé deri më tani nuk është i denjë për të qenë kapiten: ai nuk merr përgjegjësi të mjaftueshme në fushë”.
“Nuk ka qenë në nivel që nga fillimi i këtij edicioni edhe për shkak se nuk është në formë të mirë fizike. Ishte tepër vonë kur ai u zëvendësua në pjesën e parë në kohën shtesë në çerekfinale kundër Portugalisë, duhej të ishte zëvendësuar të paktën pas një ore”.
“Megjithatë, besoj se do të shpërthejë papritur në gjysmëfinale: do të luajë vetëm sepse rivali quhet Spanja, përndryshe do ta kisha lënë në stol”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co