
Real Madrid është kualifikuar më tej në Champions League pasi ka mundur Manchester City në shifrat 3-1. Pas fitores në transfertë 2-3, spanjollët nuk gabuan duke kaluar më tej në turneun më prestigjioz në Europë. Menjëherë pas takimit, Guardiola ka duartrokitur kundërshtarin.
“Kemi dalë në vendin e 22 në tabelë dhe kjo tregon se nuk kemi qenë të mirë, është viti kur kemi qenë më keq. Donim të hynim në lojë, por thjesht nuk e kemi këtë herë ritmin e Real Madridit. Donim të bënim shumë pasime dhe e pësuam shumë herët. Më duhet ta pranoj, pavarësisht se jam tifoz i Barcelonës dhe e kam të vështirë, por sot fitoj ekipin më i mirë, urime Realit.
Nuk ishte pafuqi, kemi qenë një ekip i madh dhe këtë vit për shumë arsye nuk jemi të tillë. Kemi arritur diçka unike në Angli dhe në Europë, kemi fituar njëherë dhe kemi qenë disa herë afër në Champions League. Nuk e dinim sesi ndalohej Mbappe sot. Unë kam shumë energji për të vazhduar, do të vazhdoj punën, duhet të kapim vendin në Premier League dhe të kthehemi prapë vitin tjetër në Champions. Asgjë nuk është e përjetshme, do të kemi disa ndryshime në skuadër pasi disa lojtarë janë të vjetëruar. Ky është futbolli, nëse në vitet e kaluara e kisha gjithmonë ndjesinë që diku do ta mundja Real Madridin, këtë vit kjo ndjesi nuk ekzistonte”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news