Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u zotua se nuk do të lejonte që Ukraina të bëhej anëtare e NATO-s për sa kohë të ishte kryeministër.
Një tjetër goditje kjo ndaj aspiratave të Kievit për t’u bashkuar me aleancën në mes të pushtimit të Rusisë.
“Unë do t’i drejtoj ligjvënësit nën kontrollin tim si kryetar i partisë (Smer në pushtet) që të mos pranojnë kurrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n,” u shpreh ai në një intervistë.
“Aderimi i Ukrainës në NATO do të ishte një bazë e mirë për një luftë të tretë botërore,” shtoi Fico, i cili ka qenë një kritik i zëshëm i mbështetjes ushtarake dhe financiare të Perëndimit për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fillim të vitit 2022. Këto komente erdhën përpara takimit të Ficos me kryeministrin ukrainas, i cili do të fokusohet në bashkëpunimin në sigurinë energjetike dhe infrastrukturën.
Duke iu referuar qëndrimit të tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fico pohoi se ishte transparent në qëndrimin e tij.
Kryeministri sllovak ka akuzuar vazhdimisht Perëndimin dhe SHBA-në për nxitjen e konfliktit të ndezur, duke ia vënë fajin Evropës. “Ka një konflikt ushtarak në një vend fqinj ku sllavët po vrasin njëri-tjetrin dhe Evropa po e mbështet ndjeshëm këtë vrasje, të cilën unë thjesht nuk e kuptoj,” u shpreh kryeministri sllovak.
Fico i cili i mbijetoi një atentati pak muaj më parë është një nga aleatët më të ngushtë të Moskës brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian, së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co