“Nuk do ta gjykonte njeri nëse do kishte refuzuar ftesën”! Eno Skarço: Një duartrokitje për Armando Brojën, po rrezikon gjithçka për…Shqipërinë

nuk do ta gjykonte njeri nese do kishte refuzuar ftesen eno skarco nje duartrokitje per armando brojen po rrezikon gjithcka pershqiperine
nuk do ta gjykonte njeri nese do kishte refuzuar ftesen eno skarco nje duartrokitje per armando brojen po rrezikon gjithcka pershqiperine

Armando Broja tejkaloi çdo pritshmëri dhe u shfaq në listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit. Shumë menduan se ky lojtar nuk do të ishte pjesë pasi luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen e fundit të Everton ndaj Ëest Ham. Te Everton bën gjithçka që Broja të qëndrojë i qetë në këto kohë dhe të rikuperohej, por Shqipëria e mori në gjirin e saj për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit. I ftuar në “Koha Shtesë” që transmetohet në Youtube, Eno Skarço ka duartrokitur sakrificën e madhe të Armando Brojës dhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë, në një kohë kur edhe nëse do ta refuzonte këtë ftesë, askush nuk do ta kishte gjykuar duke ditur dëmtimet e tij të shpeshta që tani pa frikë mund të themi se po rrezikojnë karrierën. (Intervistën e plot e gjeni më poshtë)
?
“Unë e kuptoj Brojën nëse do të ketë dyshime nëse do të hyjë apo jo në fushë, do të hyjë apo jo në listë. Për këtë arsye, unë jo vetëm e duartrokas, por e vlerësoj shumë dëshirën e Brojës për të qenë pjesë e Shqipërisë në këtë moment. Një lojtar që ka luajtur vetëm 10 minuta dhe vjen te Shqipëria, një lojtar që ka luajtur vetëm 8 ndeshje gjithë sezonin dhe ka kaluar një sërë dëmtimesh, më keq se kaq nuk mund të kishte dhe nuk mund t’i shkonte. Silvinjon unë e kuptoj, Broja është lojtari më i mirë që ka dhe e thërret, është normale, por fakti që Broja e pranon ftesën dhe vjen në Kombëtare, i gatshëm të sakrifikojë, më tregon shumë për Brojën në këtë rast. Askush nuk do ta gjykonte nëse Broja do të thoshte: “Trajner, nuk mund të vijë sepse nuk e kam marrë ende veten”. E vlerësoj shumë dëshirën e Brojës për t’u vendosur në qendër të kauzës kuqezi”, tha Skarço. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →