Real Madridi zgjodhi që të braktis ceremoninë e Topit të Artë. Kjo pasi të gjithë prisnin që të ishte Vinicius Junior fituesi i këtij çmimi, më prestigjozi në karrierën individuale të një lojtari, por në fund ishte Rodri që ia doli. Gjithçka u mësua përpara kohe dhe për këtë arsye, madrilenët kishin kohën dhe mundësinë për të anuluar biletat e udhëtimit.
Sigurisht që pavarësisht triumfit të madh, magjia e mbrëmjes u prish sadopak për Rodrin, që kërkonte të shihte në sy konkurrentin më të fortë në momentin e festimit. Por në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, mesfushori është shprehur se ka shijuar suksesin duke anashkaluar gjithçka ndodhi.
“Vendimi për ta mbajtur të fshehtë fituesin deri në fund është i mirë. Nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte, u habita kur të gjithë më pyetën për këtë. Askush nuk më tha asgjë para ceremonisë.
Në mes të ditës, ndërsa po bëheshim gati të hipnim në aeroplan, mora disa mesazhe nga miqtë se Real Madridi nuk do të vinte në ceremoni. Në fillim mendova se ishte lajm i rremë. Ishte e vështirë për shkak të lajmeve për fluturimin nga Madridi, por vendosa ta shpërfillja dhe të shijoja mbrëmjen”, ka treguar Rodri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news