
Ministria e Jashtme e Türkiyes njoftoi se Norvegjia ka vendosur të heqë kufizimet për industrinë e mbrojtjes që vendosi në zbatim kundër Turqisë në vitin 2019, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Öncü Keçeli në një postim nga llogaria e tij X tha se ministri i Jashtëm, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide.
“Ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide tha se kanë vendosur të heqin kufizimet për industrinë e mbrojtjes që Norvegjia vendosi në zbatim kundër Turqisë në vitin 2019”, deklaroi Keçeli.
Ai tha se ministri Fidan ishte i kënaqur nga vendimi dhe se kufizime të tilla nuk janë në përputhje me frymën e aleancës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co