Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur pas nisjes së bisedimeve nga mazhoranca dhe opozita për normalizimin e jetës parlamentare.
Këlliçi sqaroi se në total ishte kërkuar ngritja e 8 komisioneve hetimore nga viti 2021, por si fillim palët janë dakordësuar për ngritjen e vetëm dy prej tyre.
Sipas tij këto të fundit janë dy komisionet të cilat u rrëzuan në seancën e 12 tetorit 2023, para nisjes së bllokimit të jetës parlamentare nga opozita.
“Janë kërkuar 8 komisione nga viti 2021 deri në seancën e 12 tetorit 2023. Në seancën e fundit në mënyrë të çuditshme pa qenë pjesë e rendit të ditës Rama me të tijtë votuan heqjen e komisionit për kontratat koncesionare në Shëndetësi dhe atë për vjedhjen e të dhënave të TIMS. Nga ajo ditë për shkak të asaj vendimmarrje ka pasur këtë reagim nga opozita. Ne sot që flasim, në parim është rënë dakord për të pasur dy komisione hetimore si fillim, ato që u rrëzuan në atë seancë dhe të ngrihet nën komisioni i veçantë për reformat”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co