Njeriu që sundon futbollin në Serbi në prapaskenë: Nëse nuk mundim dot Shqipërinë, mos të kërkojmë Botërorin

njeriu qe sundon futbollin ne serbi ne prapaskene nese nuk mundim dot shqiperine mos te kerkojme boterorin
njeriu qe sundon futbollin ne serbi ne prapaskene nese nuk mundim dot shqiperine mos te kerkojme boterorin

Stojkoviç ka pësuar kritika të rënda që kur u ul në stolin e Serbisë dhe nuk e ndihmuan as dy kualifikimet në kompeticionet madhore radhazi dhe ngjitja në Ligën A të Ligës së Kombeve. Goditja më e rëndë u bë pas Kampionatit Evropian në Gjermani, kur serbët nuk e kaluan grupin me Slloveninë, Danimarkën dhe Anglinë. Tani, Zvezdan Terzic, njeriu që drejton Crvena Zvezda-n, por që e sundon futbollin serb në prapaskenë, ka vendosur për të komentuar të gjithë shortin dhe fjala e tij ka vërtet peshë.

Në një intervistë për Informer, Terzic i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit serb. Nëse nuk e mund Shqipërinë, atëherë Serbia nuk ka vend në Botëror. “Nëse nuk mundim Shqipërinë, atëherë nuk bëjmë pjesë as në Botëror, të mos gënjejmë veten. Jam dakord që mund të kishim bërë më mirë dhe të kishim një kundërshtar më të lehtë nga vazo e parë, sepse kombëtarja angleze është një kombëtare e fortë dhe favorit absolut”, tha Terzic. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →