Dy kallëzime në lidhje me grabitjet janë regjistruar brenda pak orësh në Shkodër.
Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Shkodrës, A. N., 39 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem.
Ndërkohë një qytetar tjetër me inicialet I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Me datë 28.07.2024, shtetasi A. N., 39 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Me datë 28.07.2024, shtetasi I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën etij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co