As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informacion për datën e hapjes së urës në Ibër, ndonëse Kuvendi i komunës vendimin për hapjen e saj e ka marrë muaj më parë.
“Sigurisht që nuk dihet ende”. Është bërë gati një vit që ne e kemi përmbushur atë obligim kushtetues, civil për qytetin dhe i kemi paraprirë disa proceseve”, tha Skënder Sadiku, këshilltar në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç ushtarëve të KFOR-it, të shtunën e kanë patrulluar edhe pjesëtarët e EULEX-it, të cilët janë parë duke qëndruar në anën veriore, pas barrierave prej betoni që bllokojnë qarkullimin në urë.
Ndërkohë në anën jugore kanë përfunduar përgatitjet për hapjen e urës, sipas mediave në Kosovë.
Inspektimet e urës përfunduan javën e kaluar për të parë stabilitetin e saj dhe rezultatet paraprake të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se ura është funksionale.
Hapja e urës është kundërshtuar ashpër nga shtetet e QUINT dhe BE. Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se ekziston rreziku i kërcënimit të sigurisë, ndërsa Brukseli kërkon që Kosova të diskutojë hapjen e urës me Serbinë në kuadër të dialogut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co