E bija e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës një vit më parë, më 24 shtator gjatë sulmit të një grupi të armatosur serb në Banjskë, i ka kushtuar një dedikim prekës të atit.
Ajo u shpreh se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e tij, ndërsa ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdheun.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, u shpreh vajza e Bunjakut.
Mes emocionesh dhe lotësh, ajo tha se askush nuk ia mbush asaj dhe familjes boshllëkun e humbjes së tij.
“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, tha e bija e rreshterit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co