Një tjetër sulmues shqiptar në Spanjë, talenti i ri firmos me klubin e Real Sociedad

nje tjeter sulmues shqiptar ne spanje talenti i ri firmos me klubin e real sociedad

Një tjetër talent shqiptar mund të bëjë emër në futbollin spanjoll në të ardhmen. Djaloshi Dion Mehmeti, sapo ka firmosur kontratë me klubin e njohur spanjoll të Real Sociedad dhe do të vazhdojë karrierën në akademinë e tij.



dion mehmeti

Djaloshi sapo ka mbushur 16-vjeç, është transferuar nga radhët e Orgryte IS në Suedi ku ka spikatur së fundmi, te ai që do të jetë klubi i tij i ri.

Sulmuesi 16-vjeçar shqiptar deri tani ka përfaqësuar Suedinë në arenën ndërkombëtare dhe ka gjetur katër herë rrjetën në ndeshjet me ekipet e moshave të saj.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →