
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e rindërtuar “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, një investim ky i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Kukës.
Rama shkruan në një postim në Facebook se “një tjetër portë e dijes hap dyert për nxënësit dhe mësuesit”. Nxënësit e kësaj shkolle, thekson kryeministri, do të mësojnë në kushte dinjitoze. Shkollës së re të Bicajt nuk i mungojnë as terrenet sportive bashkëkohore.
Postimi
Shkolla e rilindur “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, një tjetër portë e dijes që do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Kukës, e ku tashmë nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co