
Milan në verë synon që të afrojë një sulmues, për të kompletuar kështu repartin e avancuar. Emrat e mundshëm që mund të afrohen në Milano, sipas Corriere dello Sport, duket se janë reduktuar në katër.
Prioritet i kuqezinjve është Benjamin Sesko, slloveni i Leipzig, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. Milani do të punojë që të ulë shifrën përmes negociatave, por gjermanët janë të prerë sa i takon ccmimit dhe shitjen e futbollistit nuk e kanë të domosdoshme.
Një mundësi e mirë është edhe Joshua Zirkzee i Bolognas, por konkurrenca intensive dhe çmimi “i kripur” i kartonit e bëjnë operacionin të komplikuar. Nëse klubi nga Bologna kualifikohet në Champions, vështirë se do të bëjë tolerime, teksa do kërkonte 60 milionë euro në tavolinë.
Një alternativë tjetër është ajo e Jonathan David, qendërsulmues i Lille, kontrata e të cilit skadon në 2025. Më pas, në fund të listës është Serhou Guirassy i Stuttgartit, me futblllistin që kushton 20 milionë euro.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co