Trupi i pajetë i një shtetasi të huaj u zbulua nga rojet kufitare bjelloruse në një pyll përgjatë kufirit Bjellorusi-Letoni. Ky është incidenti i dytë i tillë në harkun e vetëm 24 orëve.
Sipas Komitetit Hetimor të Bjellorusisë, një grup hetimor u dërgua menjëherë në vendngjarje për të kryer një kontroll të plotë, duke përfshirë ekzaminimin e sendeve të emigrantit. Ndër sendet e gjetura ishin dokumente që identifikonin të ndjerin si një shtetas 24-vjeçar nga Sri Lanka.
Ndërsa hetimet për vdekjen e burrit nga Sri Lanka po vazhdojnë, autoritetet kanë urdhëruar ekspertizat e nevojshme për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co