Një “rival” për Silvinjon, Hernan Krespos i del emri për të marrë drejtimin e…

nje rival per silvinjon hernan krespos i del emri per te marre drejtimin e
nje rival per silvinjon hernan krespos i del emri per te marre drejtimin e

Pas përvojës së tij në krye të Al-Ain e cila përfundoi nëntorin e kaluar pas 48 ndeshjeve, për Hernan Krespon, mund të ketë një rikthim në Brazil ku ai drejtoi Sao Paulon nga shkurti deri në tetor 2021, duke grumbulluar 57ndeshje, teksa fitoi një kampionat Paulista. 



Sipas Globoesporte , pronari i Botafogos, Xhon Tekstor thuhet se ka rënë në kontakt me ish-sulmuesin argjentinas për t’i propozuar që ai të drejtojë ekipin e bardhezi.

Vlen të theksohet fakti se kohët e fundit si alternativë për të marrë “timonin” e Botafogos ka qarkulluar edhe emri i trajnerit aktual të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.  Mbetet të shihet se cili do të jetë tekniku i ri që do të drejtojë skuadrën braziliane.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →