
Një mjek i akuzuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry është deklaruar fajtor në këtë rast.
Dr Mark Chavez e pranoi fajin në një gjykatë në Los Anxhelos me akuzën e komplotit për shpërndarjen e ketaminës anestezike kirurgjikale.
Chavez, 54 vjeç, drejtonte një klinikë ketamine dhe i shiste ketaminë Dr Salvador Plasencia, i cili ia furnizoi ato Perry-t.
Chavez është një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e Perry-t. Aktori 54-vjeçar u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij në Kaliforninë jugore, në tetor të vitit të kaluar.
Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi një përqendrim të lartë të ketamines në gjakun e tij dhe përcaktoi se “efektet akute” të substancës e kishin vrarë atë. Ketamina përdoret si trajtim për depresionin, ankthin dhe dhimbjen.
Në marrëveshjen e tij për pranimin e fajësisë, Chavez pranoi se ai merrte ketaminë nga klinika e tij e mëparshme dhe nga një shpërndarës me shumicë përmes një recete mashtruese. Prokurorët thanë se ndihmësi i Perry-t, Kenneth Iwamasa, punoi me dy mjekët për t’i siguruar aktorit më shumë se 50,000 dollarë ketaminë në javët para vdekjes së tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co