Një natë më parë ishin shokë skuadre në kalçeto, një kapoultras i Interit vret tjetrin

nje nate me pare ishin shoke skuadre ne kalceto nje kapoultras i interit vret tjetrin





































Një vrasje e bujshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Milano, ku janë përplasur dy kapoultras të Interit me njërin prej tyre që ka mbetur i vdekur.

Bereta është i pari majtas, ndërsa Beloko është i treti nga e djathta

Deri dje ishin miq, mbështetës të zjarrtë të Interit duke organizuara tifozerinë, si dhe shokë skuadre edhe në kalçeto. Por një zënkë mes Andrea Berreta dhe Antonio Beloko, ka përfunduar me këtë të fundit të vdekur. Të dy janë ndër emrat më të njiohur të tifozerisë së organizuar të Interit, Curva Nord, dhe jo më larg se mbrëmë, kishin qenë pjesë e një ndeshje kalçetoje me ngjyrat zikaltër kundër ultrasve të Milanit.

Por më pas, nuk dihet ende pse, mes të dyve ka shpërthyer një zënkë në orët e para të mëngjesit. Beloko raportohet se ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Beretën dhe ky i fundit është përgjigjur duke i ngulur thikën në fyt.

“U mbrojta, nuk kisha alternativa”, ka qenë versioni i Berretas i cili është në gjendje arresti, i shtruar në spital për t’u mjekuar pas plagës me armë zjarri që i dha Beloko, një personazh i cili njihej për lidhjet e tij me mafien kalabreze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →